ccl-h60ccl-h40ccl-h60ccl-h60
  • HOME
  • RRETH NESH
  • SHËRBIMET
  • PAKETA
  • KONTAKT

Cambridge Clinical Laboratories në Shqipëri, cilësi dhe ekzaminime si në degën mëmë në Angli

12/11/2021

Cambridge Clinical Laboratories është dega në Shqipëri e Cambridge Clinical Laboratories (CCL), një nga laboratorët më të dedikuar ndaj cilësisë dhe inovacionit në botë, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me CCL-në, qëllimi I CCL në Shqipëri dhe Kosovë është të sjellë pranë jush teknologjinë më të re të diagnostikimit dhe nëpërmjet studimeve dhe ekzaminimeve të reja, të ndihmojë në rritjen e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor në vend dhe rajon.

Ne ofrojmë një shërbim mjekësor me zgjidhje të personalizuara me cilësi të lartë, duke tejkaluar pritshmëritë tuaja. Dega e Cambridge Clinical Laboratories në Shqipëri do të ofrojë standardin, cilësinë dhe të gjitha ekzaminimet që ofrohen nga dega mëmë në Angli.

Tashmë kufijtë për ekzaminimet laboratorike nuk ekzistojnë më!

Mostrat e pacientëve anglezë testohen në Shqipëri dhe anasjelltas, duke ofruar teknologji dhe stafe të specializuara me të njëjtën cilësi.

Qëllimi ynë është të sjellim pranë jush mjekësinë laboratorike parandaluese nëpërmjet teknologjisë më të re të diagnostikimit ,biologjisë molekulare dhe gjenetikës.

Nëse deri më sot termi laborator mjekësor nënkupton analiza laboratorike rutinë për diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve, fokusi kryesor i CCL Shqipëri dhe Kosovë do të jenë  testet gjenetike për parashikimin dhe parandalimin e sëmundjeve, duke shpërndare portofolin e diagnozës gjenetike në protokolle të përcaktuara në të tre laboratorët e të tre shteteve (Angli, Shqipëri dhe Kosovë).

Rrjeti laboratorik Cambridge ofron teste gjenetike parandaluese për sëmundjet onkologjike , hematologjike, infektive, sëmundjet gjenetike të trashëguara dhe një protofol më të detajuar gjenetik të fertilitetit në çift dhe diagnozës prenatale .

Është KOHA e mjekësisë së personalizuar dhe asaj parandaluese, c’ka rrjeti laboratorik Cambridge (Angli, Shqipëri dhe Kosovë) do të ofrojë tanimë në çdo degë, me të njëjtat standarde cilësie.

Mbi CCL    

Si laborator privat dhe i pavarur ne ofrojmë vlera të vërteta ndaj pacientëve dhe bashkëpunëtorëve. Njerëzit tanë janë besnik ndaj vlerave profesionale dhe etike, të vetëdijshëm se përkushtimi ndaj shëndetit tuaj, është monedha e besimit reciprok.

Ne jemi këtu për t’ju përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet, kërkesave gjithmonë në ndryshim të tregut të diagnostikimit. Kështu, klinikat dhe ofruesit e shërbimeve përfitojnë drejtpërdrejt nga ne, ndërsa diagnostikojnë, trajtojnë dhe monitorojnë pacientët e tyre.

Ne jemi krenar që kemi ngritur një laborator me pajisjet më cilësore teknologjike dhe inovative në botë dhe jemi të akredituar me standardin ISO 15189.  Tashmë Shqipëria, Kosova, por edhe rajoni, falë kushteve laboratorike dhe stafit tonë të përgatitur, kanë mundësi të përfitojë nga eksperienca më e avancuar e shërbimeve të testimit, siç është ajo e CCL.

Përgjigjet e testeve laboratorike udhëzojnë mëse 70% të vendimeve mjekësore dhe kështu mundësohet një trajtim efikas nga profesionistët shëndetësorë. CCL i ofron publikut shqiptar mundësinë e aksesit ne një gamë të gjerë testimesh, për të bërë të mundur menaxhimin sa më të mirë të shëndetit të tyre.

Ne ju garantojmë rezultate të sakta dhe respektimin e afateve të përcaktuara kohore.Ne ofrojmë një shërbim mjekësor me zgjidhje të personalizuara me cilësi të lartë, duke tejkaluar pritshmëritë tuaja. Na gjeni në rrugën Don Bosko, përkrah Bujtinës Gjeli dhe në Bulevardin Zogu I, përballë maternitetin Geraldinë. Cambridge Clinical Laboratories, të përkushtuar ndaj cilësisë, të përkushtuar ndaj jush!

Related posts

05/11/2021

Metodat e reja të parandalimit të sëmundjeve nga Kembrixh edhe në Tiranë


Read more
03/11/2021

CCL sjell në Shqipëri e Kosovë inovacionin diagnostik, Dr.Tony Cooke: Rrit kujdesin dhe shërbimin shëndetësor


Read more

CCL Don Bosko


Rruga Don Bosko, përkrah Bujtinës Gjeli,
hyrja 20, kati 2-të, 1016, Tiranë, Shqipëri


e Hënë - e Dielë:
07:00 - 22:00


+355 68 40 33 222

+355 68 90 25 845


[email protected]

CCL Durrës


Rruga Aleksandër Goga
pranë Spitalit Rajonal,
Durrës, Shqipëri


e Hënë - e Shtunë:
07:30 - 20:00


+355 68 40 55 811


[email protected]

CCL Komuna e Parisit


Rruga Komuna e Parisit
Tiranë, Shqipëri


e Hënë - e Dielë:
08:00 - 20:00


+355 68 40 57 671


[email protected]

CCL Fier


Rruga Çamëria, pranë Poliklinikës,
Fier, Shqipëri


e Hënë - e Shtunë:
07:00 - 17:00


+355 68 40 92 693


[email protected]

CCL Rruga Elbasanit


Rruga Elbasanit, në krah të Ambasadës Amerikane, Tiranë, Shqipëri



e Hënë - e Dielë:
08:00 - 20:00


+355 68 200 1702


[email protected]

CCL Vlorë


Bulevardi Ismail Qemali, pranë Poliklinikës
Vlorë, Shqipëri


e Hënë - e Shtunë:
07:30 – 20:00 e Dielë pushim


+355 68 60 44 008


[email protected]

CCL Prishtinë


Ulpianë, Rr. Motrat Qiriazi, Nr. 9, përballë QKUK-së,
Prishtinë, Kosovë



e Hënë - e Shtunë
08:00 - 20:00


+383 38 776 757


[email protected]

© 2021 CCL - Cambridge Clinical Laboratories. All Rights Reserved.
  • Politika e Privatësisë 
  • No translations available for this page